Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today12/11/2025
Hailey Bieber është një biznesmene e vërtetë!
Në një intervistë me GQ, modelja tha se nuk kishte në plan ta shiste kompaninë e saj, Rhode Beauty, por iu bë një ofertë që s’mund ta refuzonte.
Ndërsa disa janë habitur nga etiketa prej 1 miliard dollarësh, Hailey tha se nuk do ta kishte shitur për asnjë qindarkë më pak.
“Thashë vetëm ose do të jetë kjo, ose nuk do ta bëj”, u shpreh ajo. Më tej shtoi: “Isha shumë e vendosur që s’do ta bëja për më pak se aq.”
Hailey tha se e.l.f. Beauty plotësonte të gjitha kriteret si shtëpia ideale për markën e saj.
“Çdo gjë që ka ndodhur me kompaninë ka eklipsuar çdo gjë që kisha ëndërruar dhe shpresuar”, u shpreh ajo e entuziazmuar.
Në të vërtetë, marka e themeluar tre vite më parë ka arritur që në Sephora të shiten tre produkte në sekondë.
“Unë personalisht nuk po e prisja atë rezultat…më bën edhe më mirënjohëse ndaj konsumatorit dhe admiruesve tanë”, përmbylli Hailey.
28-vjeçarja e shiti kompaninë në maj të këtij viti.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)