play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Hailey Bieber flet për shitjen e Rhode: S’do ta bëja për asnjë qindarkë më pak!

today12/11/2025

Background

Hailey Bieber është një biznesmene e vërtetë!

Në një intervistë me GQ, modelja tha se nuk kishte në plan ta shiste kompaninë e saj, Rhode Beauty, por iu bë një ofertë që s’mund ta refuzonte.

Ndërsa disa janë habitur nga etiketa prej 1 miliard dollarësh, Hailey tha se nuk do ta kishte shitur për asnjë qindarkë më pak.

“Thashë vetëm ose do të jetë kjo, ose nuk do ta bëj”, u shpreh ajo. Më tej shtoi: “Isha shumë e vendosur që s’do ta bëja për më pak se aq.”

Hailey tha se e.l.f. Beauty plotësonte të gjitha kriteret si shtëpia ideale për markën e saj.

“Çdo gjë që ka ndodhur me kompaninë ka eklipsuar çdo gjë që kisha ëndërruar dhe shpresuar”, u shpreh ajo e entuziazmuar.

Në të vërtetë, marka e themeluar tre vite më parë ka arritur që në Sephora të shiten tre produkte në sekondë.

“Unë personalisht nuk po e prisja atë rezultat…më bën edhe më mirënjohëse ndaj konsumatorit dhe admiruesve tanë”, përmbylli Hailey.

28-vjeçarja e shiti kompaninë në maj të këtij viti.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *