play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art dhe Kulturë

Oscar 2026: Shtohet një kategori e re për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh

today04/11/2025

Background

Ceremonia e Oscars 2026 do të mbahet më 15 mars në Los Angeles dhe do të shënojë edicionin e 98-të të çmimeve më të rëndësishme të industrisë së filmit.

Këtë vit, Akademia ka njoftuar një ndryshim historik: për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, do të shtohet një kategori e re – “Oscar për Ansamblin më të Mirë (Best Ensemble)”, duke e çuar numrin e çmimeve në 24.

Kategoria e fundit e re u shtua në vitin 2002, kur u përfshi “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar”, një çmim që në atë kohë e fitoi filmi i animuar “Shrek” (2001).

 Oscars 2026

Lista e kategorive përfshin edhe këtë vit çmimet tradicionale si ‘Aktorja më e Mirë’, ‘Aktori më i Mirë’, ‘Filmi më i Mirë’, ‘Regjisori më i Mirë’, ‘Skenari Origjinal’, ‘Filmi i Animuar më i Mirë’, ‘Efektet Vizuale më të Mira’, ‘Muzika më e Mirë Origjinale’ etj.

Kandidatët do të bëhen publikë më 22 janar 2026.

Ndërkohë, aktori legjendar Denzel Washington ka komentuar për ‘Oscars’, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vlerësimeve të Akademisë.

Edhe pse është nominuar 10 herë dhe ka fituar dy herë – për “Glory” (1990) dhe “Training Day” (2002) – ai tha se nuk i jep shumë rëndësi këtyre çmimeve.

Shtoi me ironi se nuk ka ndonjë lidhje emocionale me statujat: “Njerëzit më pyesin ku i mbaj çmimet. Pranë njëri-tjetrit! Kur të vdes, ato nuk do të më hyjnë në punë”.

Deklaratat e tij kanë ngjallur diskutime në rrjete sociale, duke ndarë opinionet mes atyre që e mbështesin për qëndrimin e sinqertë dhe atyre që e kritikojnë për mospërfilljen ndaj çmimeve më prestigjioze të filmit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *