Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today05/08/2025
Një klauzolë në të ashtuquajturin “ligji i madh dhe i bukur” i Donald Trump po nxit një “boom” të vërtetë në kompanitë start-up të teknologjisë së mbrojtjes në SHBA, duke siguruar fonde të mëdha për zhvillimin e infrastrukturës ushtarake dhe të sigurisë kombëtare.
Ligji parashikon rreth 300 miliardë dollarë investime, nga të cilat 6 miliardë janë caktuar për teknologjitë e sigurisë kufitare, përfshirë kullat e vëzhgimit autonome. Kjo teknologji aktualisht furnizohet vetëm nga kompania Anduril, e themeluar nga Palmer Luckey dhe e mbështetur nga miliarderi Peter Thiel, të dy mbështetës të fortë të Trump.
Në total, 150 miliardë dollarë do të shkojnë për Departamentin e Mbrojtjes për teknologji të dronëve, sisteme detare dhe modernizimin e arsenaleve bërthamore. Ndërsa 165 miliardë dollarë janë ndarë për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, duke përfshirë edhe ndërtimin e një sistemi të ri të mbrojtjes nga raketat, i njohur si projekti “Golden Dome”.
Palantir ka përfituar tashmë një kontratë 30 milionë dollarëshe për të ndërtuar një platformë inteligjente për kontrollin e emigracionit, ndërsa kontratat e saj me ushtrinë amerikane mund të arrijnë vlerën 10 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme.
Anduril, ndërkohë, po forcon monopolin e saj në teknologjinë e mbikëqyrjes kufitare, duke qenë e vetmja kompani e miratuar nga agjencia amerikane CBP për të ofruar kulla autonome me sensorë përgjatë kufirit me Meksikën dhe Kanadanë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, këto investime janë në përputhje me përkushtimin e administratës për të mbrojtur kufijtë dhe për të përdorur teknologjinë më të avancuar, pa rritur barrën tatimore për qytetarët amerikanë.
Për më tepër, figura të larta nga Anduril dhe Palantir janë emëruar në pozicione kyçe brenda administratës Trump, përfshirë Gregory Barbaccia si CIO i qeverisë dhe Michael Obadal si zëvendëssekretar i Ushtrisë. Edhe pjesëtarë të familjes Trump, si Donald Trump Jr., janë të përfshirë financiarisht në kompani si Anduril dhe Hadrian.
Në sektorin privat, entuziazmi për teknologjitë e mbrojtjes është rritur ndjeshëm. Në konferencën “Reindustrialize” në Detroit, qindra kompani start-up, investitorë dhe zyrtarë të nivelit të lartë diskutuan për mundësitë e reja që po ofron administrata.
Kompani si Regent, që zhvillon mjete lundruese për ushtrinë, dhe Anthropic, Google, OpenAI dhe xAI kanë firmosur kontrata në vlerë 800 milionë dollarë vetëm muajin e fundit për aplikimin e AI në mbrojtje.
Ekspertët parashikojnë një “boom” të gjatë në sektorin e mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa SHBA-të nxisin integrimin e sektorit publik dhe privat për të konkurruar më fuqishëm me rivalët gjeopolitikë si Kina
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)