Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today24/07/2025
Shqipëria ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, këtë herë nga NATO.
Në një video të postuar këtë mëngjes, 24 korrik, në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga Aleanca e Atlantikut për Vlefshmërinë Ajrore. Sipas tij, vendi ynë ka përmbushur në mënyrë të plotë të gjitha standardet që kërkohen nga NATO në këtë drejtim.
“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Një arritje që forcon më tej pozitat e Shqipërisë brenda NATO-s dhe rrit besueshmërinë e infrastrukturës ajrore shqiptare në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)