play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Franca: Tarifat e Trump mund të jenë fatale

today22/07/2025

Background

Tarifat e Presidentit Donald Trump mund të jenë fatale për disa industri franceze, tha Ministri i Financave i Francës, Marc Ferracci. Në një konferencë për shtyp, ministri tha se Europa duhet të zgjedhë rrugën e negociatave. Tarifat prej 30% do të kishin pasoja absolutisht dramatike për të gjithë zinxhirin e vlerës, i cili është shumë i integruar.

Disa industri na kanë paralajmëruar për një rrezik të madh. Përballë të gjitha këtyre, qëndrimi i Evropës duhet të jetë ai i negociatave, por edhe ai i vendosmërisë.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më 1 gusht, do të duhet të merret seria e parë e kundërmasave, dhe në veçanti kundërmasat prej 21 miliardë eurosh që mund të shkaktohen pothuajse menjëherë nga Bashkimi Evropian.

Nëse tarifa prej 30% e njoftuar nga presidenti amerikan do të zbatohet, do të jetë një ndryshim rrënjësor për Evropën, duke zhdukur pjesë të tëra të tregtisë transatlantike dhe duke detyruar një ripërcaktim të modelit të saj ekonomik të udhëhequr nga eksportet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *