Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Duke nisur nga muaji Shkurt 730 mijë e 430 pensionistë do të përfitojnë bonusin e pranverës të premtuar nga Kryeministri Rama. Vendimi i marrë në mbledhjen e qeverisë vjen pas bonusit të fundvitit të shpërndarë për të moshuarit.
“Ky bonus do shpërndahet 10 mijë Lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë Lekë në muaj dhe 5 mijë Lekë do marrin pensionistët që marrin mbi 20 mijë Lekë pension në muaj”, shprehet Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja
“Jemi në një risi dhe në një dhënie të vijueshme për policinë. Të gjithë aktivitetin e organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do unifikohet”, shprehet ministri Hoxha.
Ndërkohë qeveria vendosi të shtyjë edhe afatin për shqyrtimin e dosjeve të për ish-pronarët dhe kompensimin e tyre.
“Kemi vendosur që të ndryshojmë Ligjin 133 të vitit 2015, duke e çuar afatin e vlerësimit dhe shqyrtimit të dosjeve të patrajtuara nga ATP deri në Dhjetor të vitit 2027, ndërsa, afati i kompensimit në vlerë të ish-pronarëve do të shtyhet deri në Dhjetor 2028”, tha ministri Ulsi Manja.
Drita jeshile u ndez edhe për “Paketën e Maleve”, që parashikon lehtësi fiskale për ata që do të investojnë në funksion të turizmit alpin.
“Bashkitë të propozojnë zona për zhvillim malor dhe përfitojnë me ligj përparësi duke filluar nga lehtësira fiskale, zgjidhin probleme me pronësinë dhe thjeshtojnë lejet për këto zhvillime. Zgjidhin zoonimin, incentivat fiskale, lejet për këto zonat”, tha ministri Arbjan Mazniku.
“Paketa e Maleve” vjen pas 200 certifikave të pronësisë që u shpërndanë në 30 Qershor për shtëpitë në zonën turistike të Thethit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)