play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Festat e fundvitit/ Shpërblim 150 Euro për familjet dhe individët me ndihmë ekonomike

today26/12/2024

Background
share close

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur se këtë fundvit do të marrin shpërblim të gjitha familjet dhe individët që përfitojnë nga programi i “Mbrojtjes Sociale”. Gjatë fjalës së saj, Koçiu ka thënë se janë 150 Euro që akordohen të gjithëve që marrin ndihmë ekonomike.

Albana Koçiu: Të njoftoj një lajm shmë të gëzuar për të gjithë individët dhe të gjitha familjet që përfitojnë nag skema dhe programi i “Mbrojtjes Sociale”. Me vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojë nga skemat e programit social. Janë 15 mijë Lekë apo 150 Euro që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë që kanë statusin e para apo tetraplegjikut, ata që kanë statusin e të verbrit.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu është shprehur se për herë të parë, marrin shpërblimin e fundvitit edhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Për këtë shpërblim, Koçiu thekson se është akorduar një fond 2.1 miliardë Lekë nga buxheti i shtetit.

Albana Koçiu: Për herë të parë këtë vit, marrin shpërblimin e fundvitit, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Janë plot 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët gjithashtu do të marrin shpërblimin e fundvitit. Është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit afro 2.1 miliardë Lekë. Ajo që është më e rëndësishme këtu është që të shkojë për të gjithë familjeve dhe individët e shoqërisë. Urojmë festa të gëzuar për të gjitha, askush të mos mbetet pas. Vendimi i sotëm, një vendim solidariteti për të gjithë familjet shqiptare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *