Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/12/2024
Opozita i rikthehet sot mosbindjes civile duke bllokuar akset kryesore të Tiranës, ndërkohë që për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve pritet të jetë dhe Sali Berisha.
Demokratët vijojnë të këmbëngulin ngritjen e një qeverie teknike para zgjedhjeve të 11 majit. Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive. Lideri demokrat u shpreh se qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë duhet të vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile.
“Në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë”,-theksoi Berisha.
Ndërsa sipas brurimeve rrugët që do të bllokohen janë:
Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)