play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Unaza e Madhe e Tiranës, drejt përfundimit

today03/12/2024

Background
share close

Unaza e Madhe e Tiranës po merr pamjen e saj të plotë. Aktualisht po punohet me ritme të shpejta në 6 nga 7 lotet e saj, për të qenë gati në fund të këtij viti. Ndërsa loti 2, që nis pas Urës së Tiranës në drejtim të Paskuqanit, ka përfunduar, në lotet 6 dhe 7, në afërsi të Freskut, po hidhen shtresat asfaltike. Shumë shpejt asfalti do të nisë të hidhet edhe në lotin 4.

“Ky është loti 4 i Unazës së Madhe, që kalon në zonën e Shkozës me një gjatësi  640 metra. Aktualisht po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e shtresave asfaltike”,raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.

“Loti 1 që fillon nga Shqiponja, i cili përfundon tek mbikalimi i lumit Tirana, po punohet për pjesën e nyjes hekurudhore, me mbylljen e saj po bëhen përgatitjet për fillimin e shtresave asfaltike. Loti 3 ka dy ura, e cila njëra ka përfunduar, ndërkohë është duke u përfunduar edhe ura 2. Loti 5, është duke përfunduar mbikalimi që lidh Kinostudion me Unazën, janë punimet e fundit për të bërë të mundur përgatitjet për shtresat asfaltike”, thotë Gëzim Noni, përgjegjës i menaxhimit të kontratave në ARRSH.

“Jemi në maksimumin e angazhimeve. Trupi kryesor i rrugës do jetë i aksesueshëm për të gjithë përdoruesit e mjeteve, por ecuria e punimeve është e tillë do ketë edhe plotësime që mund të vazhdojnë përtej këtij afati që lidhet me rrugët e aksesit dhe plotësimet e ndryshme që ka nevojë projekti”, shprehet Noni.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do të kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet.

“Ka pasur problematika me shpronësimet, plus vështirësitë në ekzekutimet, ka qenë një punë goxha e madhe që përkthehet në vonesë në dorëzimin e veprës”, vijon Noni.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%