Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/11/2024
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur, me kërkesë të SPAK, sekuestro preventive për dy prona në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe mamasë së saj. Pasuritë e sekuestruara janë dy ndërtesa në rezidencën “Kodra e Diellit”.
“Pasuritë e sekuestruara janë: 1 ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe; kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë, kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases Fatime Kryemadhi, me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”. 1 ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe; kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë, kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të Monika Kryemadhit, me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit””, thotë SPAK.
Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masat e sigurisë ndaj Kryemadhit dhe ish-presidentit Ilir Meta. Pra deputetja do të hetohet nën masën detyrim paraqitje, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, në arrest në burg. Të dy ata akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)