Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në Galerinë e Artit “Guri Madhi” në Korçë u zhvillua gjatë fundjavës koncerti pianistik FQINJËT, me pjesëmarrjen e artistëve të rinj nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Në koncert u luajtën pjesë nga autorë të njohur evropianë si Franz Liszt, Johannes Brahms, Sergei Rachmaninoff, Ludovico Einaudi etj., por dhe nga autorë të rajonit si Tonin Harapi, Rauf Dhomi, Borjan Canev dhe Aleksandar Perunović.
Koncerti u organizua nga ABC Tirana Club, me synimin për të forcuar urat e komunikimit dhe kooperimit, sidomos mes të rinjve. “FQINJËT nxit dhe promovon bashkëpunimin rajonal, si një premisë e sigurtë dhe e qëndrueshme për procesin e integrimit evropian, që përbën synim strategjik për vendet e rajonit tone”, thotë Johan Muka, drejtues i projektit.
Artdashësit korçarë vlerësuan intepretimet e Iva Ivanoviç (Mali i Zi), Adea Halili (Kosovë), Marija Stojanova (Maqedoni e Veriut), Ami Muka dhe Maria Pandazi (Shqipëri). Udhëheqëse artistike ishte Vjollca Stamo.
Disa ditë më parë, në kuadër të këtij projekti, në qytetin e Korçës u hap ekspozita e arteve pamore “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve”. Aty paraqitën punimet e tyre 30 krijues të rinj, nxënës nga shkollat e Bashkisë Korçë, të cilët sollën përmes gjuhës artistike problematika të ndryshme në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.
Written by: Sasha Ndreka
Flamurtari u shpall kampion në basketbollin për femra pasi fitoi edhe finalen e tretë ndaj Partizanit 76-55 duke e mbyllur serinë me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Skuadra vlonjate siguron kështu titullin e 27-të në histori, të dytin radhazi, ndërsa në gjashtë vitet e fundit ka fituar pesë tituj kampionë. Ky […]
today06/05/2026
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)