play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Rama ndan pamjet nga kantieri: Vijon puna me ritme të larta

today08/10/2024

Background
share close

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza e dytë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se po punohet me ritme, ndërsa shton se janë përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotëve, ndërkohë që vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.

Ndër të tjera kryesocialisti shkruan se aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë  Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë.

“Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza 2, po punohet me ritme të mira, ku aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave, ndërkohë që po vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë  Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë”, shkruan Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%