play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Mbyllet për disa muaj Muzeu Etnografik i Elbasanit, ja arsyeja

today08/10/2024

Background
share close

Duke filluar nga data 8 Tetor 2024 , Muzeu Etnografik i Elbasanit i hapur në vitin 1986 do të mbyllet  për një periudhë prej 4 -6 muaj pasi në të do të kryhen punime restauruese  të nevojshme për shkak të amortizimit të çatisë, dyshemesë ,dyerve, dritareve etj.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se një kompani me mjaft eksperiencë  gjatë muajve në vazhdim do ë kryejë punime në Muzeun Etnografik të Elbasanit për përmirësimin  strukturor dhe estetik të saj dhe me synimin për të garantuar jo vetëm ambjente me pamje fantastike  por edhe tejet të sigurta për vizitorët që sivjet janë shumëfishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Ky muze përmban kuadrin historik, zejtarinë, me rreth 80 lloje zejesh, veshjet , tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase. Në të ruhen me fanatizëm prodhimet artizanale të bëra nga qytetarë të ndryshëm elbasanas, si edhe një sërë dokumentash të cilat flasin për historinë e lashtë të këtij qyteti. Aty gjenden kostumet  e burrave dhe grave të cilat janë të punuara nga rrobaqepësit e talentuar elbasanas që shquheshin për stilin e veçantë shqiptar.

Ato janë  një mozaik i pasur veshjesh që pasqyrojnë  tiparet e krahinës etnografike. Në këtë muze gjenden jelekë, xhamadanë, xhybe, dollomane etj, të bëra me copa të kushtueshme, të zbukuruara me motive vendase e të thurura me gajtane e tel argjendi, ose ari. Kostumet e burrave e të grave ruhen në dhoma të veçanta të këtij muzeu  dhe dallohen për bukurinë dhe elegancën si edhe çmohen  shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë e punuar me copë kadife të kuqe të importuar që përdorej nga aristokracia e lartë kushtonte jashtëzakonisht shtrenjtë për kohën dhe jo gjithkush kishte fatin të  vishte një të tillë.

Në këtë muze gjen punime të metalpunuesve, artizanëve, dru punuesve, armëtarëve, leshpunuesve, etj .Muzeu ka edhe dhomat e pritjes , të ngrënies , të fjetjes dhe ambjente të tjera të bollshme .Aty ruhet guri i varrit të Mark Sabidit, i cili vërteton vendodhjen e qytetit të Elbasanit.Gjithashtu në muze ndodhet edhe dokumenti më i vjetër arkeologjik ,basorelievi i skalitur në gur, stela me figurën e nuses ilire, si edhe vegja e tezgjahu që përdoreshin nga gratë elbasanase të cilat endin pëlhura dhe qilima, etj. Muzeu  Etnografik i  Elbasanit mbart brenda një pasuri të çmuar  të historisë së qytetit dhe vizitohet  nga qindra e mijëra të huaj.

Muzeu2

Ky muze ,është një ndërtesë që shquhet për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturën e saj mjaft të veçantë, duke e identifikuar  atë si një perlë  në trevën e Elbasanit e cila është ndërtuar në një periudhë kur qyteti ishte i mbushur me pasanikë çka dëshmon edhe  zhvillimin urban të kohës.Edhe në ditët e sotme godina e Muzeut Etnografit të Elbasanit mbetet një nga më të bukurat e këtij qyteti dhe përbën një pasuri të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore dhe është një shtëpi me karakteristikave të veçanta të shekullit XVIII-të.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *