play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

Cameron në Shqipëri, Rama zbardh diskutimet me ish-kryeministrin britanik: Do kemi mbështetje për dy projekte në Durrës! Për emigrantët e paligjshëm

today22/05/2024

Background
share close

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, u ndal tek diskutimet që kanë zhvilluar së bashku.

Rama tha se fokusi është vendosur në raportet dypalëshe mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Anglia do të mbështesë projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Po ashtu Rama u shpreh se shumë shpejt do të hapet gara për portin tregtar në Durrës.

Sot ne kemi diskutuar për marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe dhe për thellimin e mëtejshëm të tyre për të cilin kemi folur, qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO, qoftë edhe në aspektin e marrëdhënieve bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë dhe pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë bilateral, unë dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, për Kosovën, por edhe për rajonin që është hekurudha Durrës- Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajon dhe më gjerë, duke pasur parasysh që së shpejti ne hapim garën ndërkombëtare për Portin e Ri Tregtar të Durrësit.

Jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare te NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durrësit dhe njëkohësisht siç jeni të informuar edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Për të gjitha këto së bashku ky është një projekt që tejkalon thjesht dhe vetëm interesin e vetëm të dy vendeve tona dhe në të cilin Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interesin të përfshihet, qoftë me financimin, qoftë edhe me ekspertizën dhe unë i jam mirënjohës Sekretarit pasi është siç thashë, është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit tonë.

Nga ana tjetër, kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim, gjë që natyrisht lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni që pa diskutim ka të bëjë me rrjetet  e krimit të organizuar.

Së treti, kemi diskutuar edhe për ecurinë e proceseve të paqëtimit dhe të bashkëpunimit në rajon. Lordi Cameron është një mbështetës i vendosur i këtyre procese dhe dihet botërisht që Mbretëria e Bashkuar ka shprehur vazhdimisht një interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve rajonale dhe për të parë përfundimin me sukses edhe të procesit të dialogut mes Kosovës dhe  Serbisë, ku ka pasur hapa pozitivë po ku në vijimësi ka edhe ngecje në vend apo në vijimësi ndihet edhe rreziku i kthimit prapa.

Dhe duke ia lënë fjalën mikut tonë të nderuar dhe të posaçëm sot, unë dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Sunak, edhe Lordin Cameron për gatishmërinë  e tyre për të mbështetur ofrimin e Shqipërisë që vitin e ardhshëm të bëhet vendi pritës i Samitit të madh të komunitetit të përbashkët evropian, që do të mbahet për këtë vit në 2 qershor në Londër, më pas 2 qershorit, (se ngatërrova 2 qershorin e takimit tim me shqiptarët në Britaninë e Madhe). Do të mbahet në 18 korrik në Londër.

David edhe një herë shumë faleminderit! Është vërtetë një nder, është një kënaqësi shumë më e posaçme seç ti mund ta marrësh me mend, që je këtu sot, edhe unë e përsëris në fund, që duhet të jetë tani accountable përpara të gjithë shqiptarëve se ke premtuar që do kthehesh prapë, kështu që tani nuk jam vetëm unë, por janë të gjithë shqiptarët që do të të shohin se a je politikani që mban premtimet apo jo”, tha Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *