Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/05/2024
Piktori korçar Guri Madhi, themeluesi i Akademisë së Arteve, ka lënë pas një trashëgimi të pashlyer me veprat e tij në pikturë.
Djali i tij, ka konfirmuar se në Dortmund, do të hapet një ekspozitë ku punët e të atit do të jenë krah emrave më të mëdhenj të pikturës botërore.
Pandi Madhi: -Po, është e vërtetë, tha ai. Eshtë nder i madh jo vetëm për familjarët, por për Shqipërinë e kudo ku ka shqiptarë, tha Pandi Madhi.
Njoftimi zyrtar nga Dormund:
Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund, në një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë do të ekspozohen 175 vepra arti me temë futbollin, të 100 autorëve, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988).
Ceremonia e hapjes së ekspozites “In motion – art & football” do të jetë në 27 Maj 2024 dhe do të jetë për publikun deri më 6 janar 2025.
Në këtë ekspozitë, do të njiheni me vepra të Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka, Banksy, e të tjere dhe mes tyre artisti shqiptar Guri Madhi.
Në faqet 224 dhe 225 të katalogut të kësaj ekspozite, me titullin “In motion” dhe autor Manuel Neukirchner (Drejtor i Muzeut) prezantohet vepra e Guri Madhit (që është pjesë e ekspozitës), e shoqëruar me analizën e saj dhe jetëshkrimin e artistit.
Më 15 qershor 2024, pikërisht në Dortmund, Kombëtarja jonë e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë. Tifozët tanë do të kenë rastin për të vizituar ekspozitën, si një pikë tjetër kontakti me vendin e tyre, këtë radhë me artin shqiptar, përmes Artistit të shquar Guri Madhi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)