Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today11/03/2024
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis të martën vizitën e tij zyrtare në Hungari, vend i cili merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
Ministri Hasani do të takohet me homologun hungarez Péter Szijjártó, me të cilin do të diskutohet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Hungarisë, ku spikasin lidhjet historike midis dy popujve, që në periudhën e prijësve Skënderbeu dhe János Hunyadi.
Në vijim të ftesës së Ministrit Szijjártó për vizitë zyrtare në Budapest, kjo vizitë pritet t’i japë shtysë të mëtejshme dialogut politik dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Hungarisë.
Gjithashtu, dy ministrat do të nënshkruajnë dy marrëveshje në fushën e arsimit të lartë dhe në fushën e diplomacisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)