play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

U sekuestrua në luftën ndaj krimit, Balla: Ambienti do të kthehet në strukturë pushimi për Policinë e Shqipërisë dhe Kosovës

today23/01/2024

Background
share close

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla ishin në Vlorë, ku panë nga afër gjendjen e një hoteli të konfiskuar, i cili do të kthehet në një qendër trajnimi dhe pushimi të përbashkët për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke vizituar ambientet e kësaj ndërtese, Ministri Balla u shpreh se “bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që do të bëjmë së bashku. Punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës le të bëjnë bashkë pushime, trajnime, kurse. Gjatë dimrit bëjmë kryesisht kurse, trajnime,” tha Balla.

Hapësira e ndërtimit është mbi 3000 metra katrorë edhe është një prej pasurive të konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat me ligj vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla nënvizoi se “lirisht mund të them se ne jemi krah për krah. Ta bëjmë bashkë, edhe për këtë sezon. Për trajnime, për gjithçka. Aspekti social është shumë i rëndësishëm. Patjetër duhet të shijojnë pak pushim jo vetëm aksione të përbashkëta kundër krimit“.

Balla dhe Sveçla kanë rënë dakord në emër të të dy vendeve që të bëjnë këtë investim të përbashkët, ku përveç ambienteve të pushimit dhe studimit, të ketë edhe funksione të tjera në kuadër të angazhimeve policore kundër trafiqeve. Ndërtesa e konfiskuar është në bregdetin e Vlorës dhe punonjësit e dy policive mund të shpenzojnë një pjesë të pushimeve në kushte mjaft të favorshme tek kjo qendër e re.

Duke folur rreth mundësive të shfrytëzimit të hapësirave, Ministri Balla tha se “i hipim në autobus policët, nga Prishtina dhe për 3-4 orë janë këtu, vijnë këtu. Vijnë të premten e të dielën pasdite kthehen. Edhe krijojmë më shumë afërsi mes policive tona. Ky është hoteli, me të gjithë ketë hapësirën këtu. Mund të bëhen edhe mjedise të tjera sportive, fusha të ndryshme. Deti është fare pranë”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *