play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

U arratis nga Shqipëria dhe u strehua në Itali, kapet për llogari të Gjermanisë i riu shqiptar. Akuzohet për mashtrim prej 1.3 milionë eurosh

today18/01/2024

Background
share close

Një 26-vjeçar i kërkuar nga autoritetet gjermane për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro, ka rënë në prangat e policisë italiane.

26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello. Ai punonte në një kompani në Shqipëri, e cila mashtronte shtetas gjermanë. Në Itali i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë dhe kishte gjetur edhe punë.

Policia e Trevisos arriti ta lokalizojë të riun duke e ndaluar.

Ai akuzohet se në periudhën Maj 2019 – Mars 2021 të jetë përfshirë në një skemë mashtrimi me kriptovaluta me vlerë 1 mln 270 mijë euro. Ai u dërgua në burgun e Santa Bona në pritje të ekstradimit në Gjermani ku rrezikon deri në 15 vite burg.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%