Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mediat audiovizive duhet të nisin procesin e matjes reale të audiencës në vend, jo vetëm për të kuptuar performancën, por për të pasur të qartë edhe kërkesën në treg në një kohë kur e qartë është vetëm oferta.
Autoriteti i Mediave Audiovizive së bashku me subjektet mediatike, mes shumë diskutimesh, si hap të parë drejt këtij procesi të domosdoshëm në industrinë meditaike, vendosën krijimin e një komiteti të përbashkët.
“U stabilizua hapi i parë në tryezën e rrumbullakët. Ishin edhe drejtuesit e kompanive të marketingut, çka është shumë e rëndësishme pasi komiteti duhet të jetë i përbashkët ndërmjet industrisë së marketingut dhe industrisë audiovizive”.
Kjo nuk është e para herë që tentohet krijimi i një organi të tillë. Për të mos u përsëritur e kalura, hapat e radhës do të kenë në fokus pikërisht organizmin dhe vendimmarrjen në këtë grup pune për finalizmin me sukses të këtij procesi.
“Nuk është një instrument i cili do të jetë ana vendimarrëse për këtë. Institucioni rregullator thjesht ka detyrën ta nxisë procesin, pastaj vendimarrja do të jetë nga subjektet audiovizive në treg”.
Më së pari, në tavolinë për diskutim do të shtrohen shembuj të vendve fqinje që e kanë përfunduar këtë proces, për të marrë nga eksperienca e tyre.
“Institucioni merr përsipër që shumë shpejt brenda Janarit të organizojë edhe tryezën e dytë me metodologjitë përkatëse se si është vendosur në vendet e tjera”.
AMA ka përgatitur edhe projekt-propozimet për ndryshimet përkatëse në ligj duke përfshirë konceptin e Matjes së Audiencës. Aktualisht ndryshimet e propozuara janë në fazë konsultimi publik. Shqipëria është një ndër vendet e fundit të rajonit që i bashkohet kësaj nisme, qe është një detyrim që vendi ynë duhet të plotësojë në rrugën drejt anëtarësimit ne Bashkimin Europian.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)