Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/12/2023
Dy avokatët e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokuatj, kanë dhënë argumentet e tyre në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se përse kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për ish-kryeministri Sali Berisha është në shkelje të Kushtetutës dhe ka fshehur prova.
Mëngjesi u shpreh ndër të tjera se SPAK ka kryer disa shkelje për këtë çështje, duke kërkuar që kjo kërkesë, për heqjen e imunitetit dhe ndërrimin e masës, të pezullohet.
“Kemi bindjen se në këtë kërkesë arsyet janë politike, pa bazë ligjore. Është shkelur Kushtetuta. Sot jen me kërkesë ndaj liderit të opozitës. SPAK ka pasur detyrim se para se t’i hiqte lirinë, t’i drejtohej Kuvendit për autorizim. Duke ardhur me një kërkesë të tillë, SPAK konsideron të ezauruar një shkelje mjaft të rëndë. Kërkesën e sotme nuk e ka shoqëruar me asnjë provë… ka anashkaluar këtë kompetencë të Kuvendit. Përbën një precedent të rrezikshëm që minon demokracinë. SPAK nuk mund të kërkoj autorizim për arrestimin e Berishës, duke paraqitur si prova një vendim gjykate.
Neni 73 e thotë qartë se deputeti nuk mund të arrestohet pa autorizim Kuvendi. Imuniteti lidhet me nevojën e dhënies së një autorizimi paraprak. Kushtetuta është e qartë dhe përcakton lirinë për të drejtat vetjake. Aty citohet; askush nuk mund të pengohet për të dalë jashtë vendit. Kjo liri i është hequr zotit Berisha, kemi heqjen e një lirie të plotë, siç është lëvizje e lirë. Termi; ose t’i hiqet liria nuk përcakton arrest me burg apo arrest shtëpie.
Nga ana tjetër, avokati Genc Gjokutaj u shpreh ndaj Sali Berishës po veprohet si me një spaçator, duke shtuar se avokatja kryesisht e caktuar për të nga gjyqtarja e ngjarjes, një material me 15 mijë faqe e përfundon për 20 minuta dhe më pas nuk e di se për çfarë po hetohet lideri i opozitës.
“Qëndrimi i deputetit Sali Berisha ndaj këtyre vendimeve të marra nga një gjyqtare e shkarkuar drejtpërdrejtë nga ai. Nga një gjyqtare që nuk i drejtohet Kuvendit për të marrë autorizim.
Nga një gjyqtare që rrëzon çdo kërkesë, nga një gjyqtare e cila cakton avokatë kryesisht dhe kur i shikon në “facebook”, se çfarë përfaqësojnë, i përjashto dhe në fund përfundon me një avokate që 15 mijë faqe material i përfundon për 20 minuta.
Kjo është mbrojtja efektive. Imagjinojeni me zotin Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe veprohet si me një spaçator dhe marrët një avokate e cila nuk ka idenë, unë kam bërë një provë një natë në media, ku e pyeta jeni njohur? Po jam njohur me materialet. Po për çfarë hetohet Berisha? Ai nuk e dinte”, tha Gjokutaj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)