play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Forbes”, e rendit Sarandën mes 20 destinacioneve ideale për festat e fundvitit

today12/12/2023

Background
share close

Atmosfera festive e Krishtlindjeve në Sarandë, është renditur si një ndër 20 vendet më të bukura sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations. Bazuar në një rekord prej 600 mijë votash nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane ka zbuluar listën e saj të destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve ku mes tyre për herë të parë renditet edhe një nga qytetet e Shqipërisë, Saranda e cila ka marrë një total prej 20 mijë votash, duke u renditur ne vendin e 15

Këtë lajm e ndau në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama. “Saranda destinacion edhe në dimër. Atmosfera festive e Krishtlindjeve sarandiote, ndër më të bukurat sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations”,shkruan Rama duke e shoqëruar postimin e tij me fotot e artikujve dhe atmosferën magjepsësë të dekorit të Sarandës për festat e Dhjetorit.

Në shkrimet e botuara në Forbes, Traveler dhe European Best Destinations, përshkruhet atmosfera festive në qytetin e Sarandës, e cila është renditur si destinacioni i 15 më i bukur për tu vizituar në këto krishtlindje.

Në shkrimin e Forbs theksohet se, Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Festa e Krishtlindjeve në Sarandë e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 Dhjetor deri më 2 Janar.

Në tregun e Krishtlindjes në Sarandë mbizotërojnë dekorime vezulluese, shesh i patinazhit, karuseli, shtëpiza druri dhe skena për muzikë dhe aktivitete të ndryshme kulturore në këto ditë festash.

Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, punimet e artizanalëve, dhe produktet rajonale.

Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj sidomos gjatë sezonit veror si Maldivet e Europes.

20 vendet më të bukura për Krishtlindje

1. Budapest, sheshi i Bazilikës
2. Kraiova, Rumani
3. Metz, Francë
4. Poznań, Poloni
5. Montbeliard, Francë
6. Riga, Letoni
7. Govone & Asti, Itali
8. Birmingham, Angli
9. Madeira, Portugali
10. Valkenburg, Holandë
11. Bruksel, Belgjikë
12. Trier, Gjermani
13. Edinburg, Skoci
14. Vjenë, Austri
15. Sarandë, Shqipëri
16. Londër, Angli
17. Dresden, Gjermani
18. Pragë, Republika Çeke
19. Bruges, Belgjikë
20. Mançester, Angli

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *