play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Projekti rinor FQINJËT synon krijimin e stacioneve dinamike kulturore

today11/12/2023

Background
share close

Qendra ABC Tirana Club organizoi tre aktivitete në qytetin e Beratit, në kuadër të projektit FQINJËT, Edicioni 5, duke bashkëpunuar me Bashkinë dhe me Shkollën e Mesme të Bashkuar Artistike “Ajet Xhindole”.
Në Qendrën Rinore të Beratit u zhvillua workshopi titulluar “Arti, teknologjia dhe refuzimi i gjuhës së urrejtjes”, me pjesëmarrjen e talenteve të reja nga territori i Bashkisë, apo dhe artistëve të ftuar nga vendet fqinje, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut,


Nxënësit e arteve pamore të Shkollës së Mesme të Bashkuar Artistike “Ajet Xhindole” prezantuan më pas në hollin e Qendrës Kulturore të qytetit një kolazh punimesh nën temën “JO gjuhës së urrejtjes – PRO tolerancës dhe mirëkuptimit”. Autorët treguan për të pranishmit mbi fabulën e punimit, si dhe teknikat e përdorura.
Aktiviteti i tretë ishte koncerti pianistik FQINJËT, ku interpretuan studentët Eleonida ELEZI, nga Kosova; Iva IVANOVIĆ nga Mali i Zi; Marija STOJANOVA nga Maqedonia e Veriut dhe Emirhan LATO e Ami MUKA nga Shqipëria.

Projekti rinor FQINJËT ka zhvilluar prej vitit 2019 katër Edicione, ku ka synuar dhe synon edukimin kulturor, duke kombinuar harmoninë e tingujve me mesazhet për aspekte të rëndësishme të zhvillimit në shoqëritë tona, për të forcuar urat e komunikimit dhe kooperimit, sidomos mes të rinjve.
Ky edicion i pestë i FQINJËT, u mbështet nga UNDP dhe UNFPA në Shqipëri, të cilët po zbatojnë projektin rajonal “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim”; me financim të Fondit për Paqen të Sekretarit të Pëgjithshëm të OKB-së, në kuadër të të cilit mbështetet dhe ky edicion.


FQINJËT, sikurse edhe projekti i agjencive të OKB-së, synon përafrimin e të rinjve të Ballkanit Perëndimor përmes artit, sportit, gazetarisë, inovacionit etj, në mënyrë që ata të lënë pas narrativat përçarëse, pasojë e luftrave dhe tensioneve që ka përjetuar dhe përjeton rajoni ynë, duke ndërtuar kështu një të ardhme të përbashkët në paqe dhe mirëkuptim.
Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan MUKA, u shpreh gjatë aktiviteteve se qëllimin e kemi që “FQINJËT ta vijojë udhëtimin në çdo zonë të Shqipërisë, duke krijuar stacione dinamike kulturore, mbi të gjitha mes të rinjve”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *