play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Treguesit demografikë në Kukës – Më pak lindje, më shumë martesa dhe vdekje në krahasim me vjet

today06/12/2023

Background
share close

Treguesit demografikë në bashkinë Kukës si  lindjet, martesat dhe vdekjet këtë vit  përllogariten në shifra më  të larta në krahasim me një vit më parë. Por lindjet vazhdojnë të jenë në ulje, tregues të cilin e referoi edhe INSTAT në raportin e fundit për vitin 2023, ku qarku Kukës rezulton me 30.8% më pak lindje këtë vit. Ramadan Tola, përgjegjës i gjendjes civile në Kukës thotë se vit pas viti regjistrohen më pak fëmijë.

“Lindjet janë 30 më pak këtë vit. Ka ndikuar ndoshta edhe lëvizja e banorëve në qytete të tjera”, u shpreh Tola.

Por nëse lindjet rezultojnë më pak nga ana tjetër  vdekjet rezultojnë më shumë këtë vit, duke shfaqur raport të zhdrejtë dhe negativ.

“70 vdekje më shumë këtë vit deri në këtë moment”, tha Tola.

Ndërkaq këtë vit numërohen  më shumë çifte të kurorëzuara por janë  martesa të bëra edhe me shtetas të huaj.

“Martesat janë 47 më shumë këtë vit. Rreth 20% janë martesa me shtetas të huaj, të tjerat janë me banorë të Kukësit, ose brendapërbrenda Shqipërisë”, theksoi Tola.

Sipas të dhënave nga gjendja civile në Kukës kur jemi në përfundim të vitit 2023, në total përllogariten 462 lindje  me rreth 30 lindje më pak në krahasim me një vit më parë, 249 vdekje këtë vit rreth 70 më shumë në krahasim me vjet, ndërsa martesat 223 këtë vit rreth 47 më shumë në krahasim me vjet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%