Sot në Portugali është bërë përurimi i shtatores së shenjtores shqiptare Shën Tereza.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në ‘Facebook’, se tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës është shtatorja e shenjtores shqiptare Shën Tereza.
“Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza. Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët”, tha ajo.
Sipas saj, le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!.
Post comments (0)