play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Reagime të ndryshme për marrëveshjen Itali-Shqipëri

today07/11/2023

Background
share close
Marrëveshja e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni për hapjen e dy strukturave në Shqipëri për pritjen e emigrantëve të huaj ka shkaktuar reagime në shtetin përtej Adriatikut. Opozita e akuzon qeverinë Meloni për krijimin e një “Guantanamo italiane”. Riccardo Magi, kreu i partisë liberale italiane +Europa ka kundërshtuar përmes një postim në rrjetet sociale këtë marrëveshje.

“Italia nuk mund të transportojë njerëz që shpëtohen në det në një vend jashtë BE-së, sikur të ishin pako apo mallra. Në çdo rast, gjithçka që ka të bëjë me gjendjen e shtetasit të huaj duhet të rregullohet me një ligj që respekton konventat ndërkombëtare dhe të drejtën evropiane”.

Skeptik për këtë marrëveshje është shprehur ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi. Sipas tij, Meloni ka çuar vetëm turistë në Shqipëri. Ai tha se zgjidhja e vetme është që këta emigrantë të paligjshëm që kalojnë Mesdheun, të dërgohen në punë ndërsa çdo gjë tjetër tingëllon më shumë si reklamë.

“Është qeveria që duhej të bllokonte zbarkimet dhe ka dyfishuar uljet. Për momentin në Shqipëri, Meloni na ka dërguar turistë vetëm këtë verë. Të shohim nëse kjo zgjidhje do të funksionojë, unë vazhdoj të mendoj se ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është dërgimi i këtyre njerëzve në punë. Ruajini në det dhe më pas dërgojini në punë. Pjesa tjetër më tingëllon si reklama, pastaj do të shohim nëse do të funksionojë. Më duket një zgjidhje mjaft teorike dhe jopraktike”.

Zv/ministri i Shtetit të Italisë, Giovanbattista Fazzolari në një intervistë për median italiane ‘Corriere Della Sera’ e konsideron një sukses historik, që për herë të parë një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian po mbështet në vend të unionit për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm.

Ai zbulon edhe detaje nga marrëveshja.

“Strukturat do të jenë nën juridiksionin italian. Ata do të kenë status ekstraterritorial. Rregullat dhe garancitë tona do të zbatohen atje”.

Zv/ministri Italian i përgjigjet edhe akuzave të opozitës së vendit të tij.

“Është e habitshme që e majta ka dyshime serioze për një vend që është anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s, zyrtarisht kandidat për t’u anëtarësuar në BE, i cili ka edhe një kryeministër socialist, që dyshoj se mund të thuhet se e shkel garancinë për të drejtat e njeriut”.

Rrjeti televiziv Euronews e krahason marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët të ngjashme me atë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, marrëveshje e nënshkruar në kohën e kryeministrit britanik Boris Johnsosn dhe sekretares së atëhershme e Brendshme britanike Pritti Patel.

Por ndryshimi shkruan britanikja The Telegraph mes dy marrëveshjeve është se emigrantët e dërguar në Shqipëri mund të kërkojnë azil në Itali, ndërsa emigrantët e deportuar nga Britania e Madhe në Ruandë mund të kërkojnë azil vetëm në shtetin e Afrikës Qendrore.

Jehona e këtij plani që do të zbatohet për emigrantët e shpëtuar në det nga anijet italiane dhe jo për ata që mbërrijnë në brigjet italiane ka zënë faqet e para edhe të mediave ndërkombëtare si BBC, The Guardian, Financial Times, The Telegraph, DW etj.

Mediat italiane shkruajnë se kjo marrëveshje lindi gjatë muajt gusht, kur kryeministrja Giorgia Meloni ishte e ftuara e kryeministrit shqiptar Edi Rama ku edhe kaloi disa ditë pushimi në rivierën shqiptare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *