play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

Pikantet e Shqipëri-Çeki/ Policia s’e fal Lenjanin, babait të Brojës i hapin dy herë… çantën! Ja çfarë nuk u pa në stadium

today13/10/2023

Background
share close

E gjithë shqiptaria në festë pas triumfit 3- 0 që kuqezinjtë e Silvinjos arritën në shtëpi ndaj Çekisë. Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit Makelie, në rrugët e Tiranës ka shpërthyer një festë tërësisht e ligjshme, ku nuk munguan flamujt dhe boritë e makinave.

Në një stadium të mbushur plot, atmosfera ishte elektr izuese sidomos gjatë dëgjimit të këngëve patriotike. Nuk munguan edhe momentet pikante të kësaj sfide. Nga kontrolli i rreptë në hyrje të stadiumit, te banderolat në shkallët e tij, një tribunë të mbushur me personazhe, Ballist Morina, tifozi special kuqezi, mund të themi se kjo ishte një natë magjike për Kombëtaren shqiptare.

• Ermir Lenjani nuk i shpëton kontrollit të sigurimit, që mesa duket duhet të zbatonte detyrën e tij edhe te futbollisti i Kombëtares shqiptare.

• Po ashtu edhe Xhevahir Broja, babai i futbollistit Armando Broja, kaloi në lupën e kontrollit, madje dy herë, sa u detyrua dhe u tha: “Po më kontrolloi njëherë ai mbrapa”.

 

• Kristjan Asllani dhe Mario Mitaj kanë ulur çorapet e futbollit dhe mbrojtëset e tyre janë në fund. Lojtarët të kujtojnë të famshmin Rui Kosta, i cili luante me të njëjtin stil.

 

• Daku përqafon gjyqtarin e takimit, pasi e këshilloi për të mos bërtitur drejt kundërshtarit.

• 20 917 tifozë të pranishëm në “Arenën Kombëtare”.

• Silhavi, trajneri i Çekisë rri pranë lojtarëve të tij gjatë nxehjes, teksa bëjnë goditje drejt portës, ndërkohë Silvinjo nuk duket në fushë, por me lojtarët po merren Bulku, Zabaleta dhe Doriva.

• Ashtu siç pritej, shumë personazhe nga skena e politikës, por edhe e artit, ishin në tribunën kryesore të “Air Albania”- s. Ndërkohë në stadium shfaqet edhe Ballist Morina, tifozi special i Kombëtares shqiptare.

• Emocione pafund gjatë himnit kombëtar shqiptar. Ndërkohë një flamur gjigant nga Tifozët Kuqezi ku shpalosej në një anë kisha dhe në një anë xhamia, ndërsa në mes Europiani 2024, me kuptimin që në Europian do të shkojmë bashkë.

* Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Kosovës, Albin Kurti, kanë ndjekur ndeshjen nga tribuna e “Air Albania”-s. Kreu i qeverisë shqiptar ndodhet i ulur së bashku me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho. Ndërsa Albin Kurti ndodhet më larg, në këmbë duke duartrokitur. Në krah të Albin Kurtit qëndron zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%