Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2023 është norvegjezi Jon Olav Fosse. Çmimi i është dhënë për dramat dhe prozën që “i japin zë të pathënave”.
Në prezantimin e dhënies së çmimit u tha ndër të tjera se Fosse “përzien rrënjësisht gjuhën dhe natyrën e prejardhjes së tij norvegjeze”. 64 vjeçari është renditur në vendin e 83 në listën e 100 gjenive më të mirë të gjallë nga ‘The Daily Telegraph’.
Një aksident i rëndë në moshën shtatë vjeçare e çoi atë shumë pranë vdekjes; përvoja ndikoi ndjeshëm në krijimtarinë e tij në moshën madhore. Që nga viti 1901 janë dhënë 115 Çmime Nobel në Letërsi ndërsa 4 çmime për letërsinë janë ndarë mes dy personave.
Deri më tani me çmimin e letërsisë janë vlerësuar 17 gra.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)