Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas 140 golave në Europë, Cristiano Ronaldo shënon edhe në Champions League aziatike.
Portugezi ishte vendimtar për Al Nasër në fitoren me përmbysje 3-1 ndaj Istiklolit. Skuadra saudite e mbylli pjesën e parë në disavantazh të një goli, teksa në të dytën e frymëzuar edhe nga Ronaldo kaloi gjithçka në favor të vet. 38-vjeçari barazoi llogaritë pas shumë tentativash. Portugezi realizoi golin e shtatë radhazi me Al Nasër, duke e udhëhequr kështu drejt raundit tjetër të kompeticionit.
Barazimi ia bëri më të vështirë skuadrës nga Taxhikistani për të marrë të paktën një pikë, pasi superioriteti i Al Nasër ishte i dukshëm, duke gjetur edhe golat e fitores.
Vendimtar, Taliska me dopietën e golave, për të ruajtur kështu edhe pathyeshmërinë e Al Nasër në grupin kualifikues të Champions League. Persepolis i Iranit është në vendin e dytë pas Al Nasër, që theu rivalët për të koleksionuar fitoren e parë sezonale. Dhjetë fituesit e grupeve dhe gjashtë vendet e dyta më të mira do të kalojnë në fazën tjetër të kompeticionit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)