Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
19 ditë kanë ngelur nga Maratona e Tiranës 2023. E kthyer tashmë në një traditë, Maratona rikthehet më 22 Tetor për të shtatin vit radhazi si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e vrapuesve nga e gjithë bota.
Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës.
Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib.
Linku ku të regjistroheni: www.tiranamarathon.com.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)