Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/09/2023
“Talentet e reja në periferi” është eventi artistik që po realizon ABC Tirana Club me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.
Ky është Edicioni pestë i projektit rinor “Qyteti im evropian”, i cili më parë është organizuar dhe në Korçë, Mat dhe Tepelenë. Së fundmi, janë çelur dy ekspozita pikture ku autorë të punimeve janë nxënës nga shkolla 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kodër Kamëz dhe nga shkolla “Kongresi Manastirit” në Yzberisht.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme të “Qyteti im Evropian”, ky i pesti po përfshin piktorë të vegjël nga periferia, si një konfirmim se dhe aty ka energji artistike dhe talenti, ka të pasionuar pas arteve pamore, ka të rinj që kanë dëshirë të ecin në rrugën e bukur të artit, si dhe që të jenë një zë në komunitet, duke u angazhuar me problematikat qe hasen, me vendimarrjet që merren.
Ekspozitat janë vizituar veç nxënësve dhe nga mesues e prindër. Temat ndikuese për punimet e tyre kanë qenë mbrojtja e mjedisit, efektet e ndryshimeve klimatike, mbrojtja e shtresës së ozonit etj.
“Talentet e reja në periferi” është një ofertë konkrete, për të zgjuar dhe nxitur talentet në pikturë, për të nxjerë në pah dhe ushqyer pasionin e shprehjes me gjuhën e artit, si një mbështetje e mirëqënies aktive dhe të shëndetëshme kulturore e sociale.
Për të nxitur reflektimin se si mund të jetë qyteti i tyre me mjedise më të jetueshme, më të gjelbërta dhe me më pak ndotje, infrastrukturë të zhvilluar, konservim të aseteve të trashëgimisë etj. me hapësira më të bollshme, ku ata mund të kalojnë kohën e lirë.
Në fillim të muajit tetor, të 73 autorët nga Kodër Kamza dhe Yzberishti do të jenë në një ekspozitë të përbashkët në mjediset e EUROPE HOUSE të Delegacionit të BE-së në kryeqytet. Për organizatorët, përzgjedhja e EUROPE HOUSE për ekspozitën nuk është rastësore, por “pritet të ndihmojë me përhapjen e informacineve mbi vlerat europiane, në sinkron kjo dhe me objektivin strategjik të vendit tonë për anëtarësim me të drejta të plota si vend anëtar i BE-së”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)