play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Moti i keq/ OSSH vendoset në gatishmëri të plotë, numrat e kontaktit që mund t’ju ndihmojnë

today29/08/2023

Background
share close

Nisur nga parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, ku parashikohen reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik.

Bazuar në planin e masave, janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.

Nga ana e drejtorive rajonale të OSSH, janë plotësuar nevojat me bazën e duhur materiale, ndërsa në terren do të jenë të angazhuar rreth 1100 punonjës të organizuar në 220 brigada me 134 mjete transporti në dispozicion për riparimin e defekteve dhe furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike.

Theksojmë se, grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë të furnizimit me energji elektrike, si dhe institucionet me rëndësi të veçantë, sidomos spitalet, hidrovorët dhe abonentët pa përjashtim.

OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Për çdo problem me defekt në rrjetin elektrik, abonentët mund të kërkojnë informacion në numrat tanë të kontakteve sipas rajoneve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *