Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/08/2023
Reshje shiu me intensitet të lartë pritet të përfshijnë vendin tonë gjatë kësaj të marte. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, këto reshje do të jenë me intensitet të lartë dhe për pasojë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane në këto qarqe mund të shkaktohen gjithashtu edhe përmbytje, por kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Në këtë kuadër, Peleshi u ka bërë thirrje bashkive që të marrin masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.
“Bazuar në informacionin e marrë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, duke filluar prej orëve të para të së martës, në vendin tonë priten reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Reshje mesatare priten në shumicën e qarqeve të tjera të vendit duke u shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarqet e sipërpërmenduara, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence, ndaj ju bëjmë thirrje të gjitha bashkive të marrin sa më parë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave. Do të jemi në vëzhgim për të gjitha situatat që mund të ndodhin, duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi Peleshi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)