Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Brenda një viti, portali qeveritar E-Albania do të jetë i bazuar te Inteligjenca Artificiale.
Kryeministri Edi Rama tha për t’u shkurtuar edhe më shumë kohë qytetarëve, në E-Albania do të jetë e mundur komunikimi me qytetarët, ku pas ekranit të kompjuterit apo një smartphone-i do të jetë një operator digjital, që do t’u kthejë përgjigje qytetarëve për pyetjet më të zakonshme.
“Brenda maksimumi një viti, i gjithë shërbimi i E Albania të jetë i bazuar të Inteligjenca artificiale dhe operatori të jetë vizualit në kontakt me qytetarët. Do të jetë operator digjital jo fizik. Do jetë për fazën e aplikimit dhe për atë që janë pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet më të nevojshme për ata që hyjnë në e Albania”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se teknologjia do të jetë pjesë e qeverisë e për këtë risolli në vemëndje se në çdo ministri do të ketë nuklat e inovacionit e ku do të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën për dixhitalizimin edhe më tej të shërbimeve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)