play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Italianët ikin pa paguar në Berat, Meloni-ambasadorit: Paguaje dhe jep një deklaratë

today18/08/2023

Background

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Giorgia Meloni mësoi për një incident që kishte ndodhur me disa turistë italian në Berat. Ata hëngrën në një restorant dhe u larguan pa paguar.

Vetëm kryeministri Rama bëri me dije për La Stampa se e kishte vënë në dijeni homologen e tij, ndërsa kjo e fundit kishte porositur menjëherë ambasadorin të paguante faturën dhe të mbante një deklaratë sepse Italia s’mund të humbiste respektin për të tilla situata.

“Kur i tregova Giorgias për këtë ajo qeshi. Të gjithë qeshën dhe më pas i tha ambasadorit ‘shko paguaj faturën për ata budallenj të lutëm dhe bëj një deklaratë. Italia nuk mund ta humbasë respektin kështu’,” – u shpreh Rama.

Kryeministrja e Italisë mbërriti tre ditë më parë (14 gusht 2023) në Vlorë me një traget linje. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Pulia, dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Ramës, i cili pak ditë më parë tha për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *