play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Revista franceze “VSD” promovon Shqipërinë

today15/08/2023

Background
share close

Plazhet dhe peizazhet fantastike të Shqipërisë, por edhe kultura dhe traditat vendase janë në fokus të artikullit të publikuar këtë javë në revistën e mirënjohur franceze “VSD”.

Shkrimi sugjeron “një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare”. Revista VSD promovon këtë javë Shqiperinë që po tërheq çdo vit e më shumë vizitorë francezë si asnjëherë më parë.

Artikulli nis me imazhin e gabuar që kanë pasur europianët për shqiptarët. Ndaj jo pa shkas e cilëson Shqipërinë, perlën e Mesdheut të keqkuptuar prej kohësh që tani zbulon thesaret e saj për udhëtarët kureshtarë.

Mes rreshtave revista përmend edhe historinë, natyrën dhe plazhet e pacenuara dhe u sugjeron francezëve se destinacionet që mund të vizitojnë do i befasojnë. Larg turmave turistike, Shqipëria magjepsëse ofron një zhytje autentike në kulturën dhe traditën e saj thuhet mes të tjerave.

Në Shqipëri mund të gjenden të gjitha kombinimet e mundshme për turistët duke filluar nga aventura, relaksi në resortet luksoze, por edhe zbulimi i shtigjeve të panjohura.

Për lexuesit francezë revista krahason rivierën shqiptare si një rivale me destinacionet e tjera të njohura duke e cilësuar çdo plazh si një vepër arti të gdhendur nga natyra.

Malet dhe luginat janë një tjetër e mirë nga potencialet turistike që ka Shqipëria. Parku Kombëtar i Thethit zbulon peizazhe të denja për kartolina, ndërsa liqeni i Komanit të çon në një lundrim joreal nëpër gryka të thepisura.

Gazetari e përshkruan Shqipërine si një muze i gjallë ku çdo rrugë, çdo zakon tregon një histori. Traditat e saj stërgjyshore jetojnë përmes festivaleve shumëngjyrëshe dhe vallëzimeve magjepsëse. Shqiptarët janë krenarë për trashëgiminë e tyre, e reflektuar në kuzhinën e tyre të shijshme. Ai sugjeron për turistët kuriozë të provojnë byrekun, rakinë për të kompletuar shijen unike të ushqimeve që serviren në restorantet dhe bujtinat shqiptare.

Për të rimbushur bateritë tuaja pas një dite eksplorimi, Shqipëria ofron një sërë hotelesh luksoze që kombinojnë komoditetin modern dhe hijeshinë autentike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *