Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/08/2023
Pasi komentoi në mënyrë ironike eksodin e kundërt, Edi Rama ka folur gjatë në gazetën e njohur italiane “La Stampa” për fluksin e madh të italianëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror.
“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj dhe kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35% të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni”.
Sipas kryeministrit, Shqipëria ia ka dalë të ndryshojë stereotipin që e ka shoqëruar për shumë gjatë.
“Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”.
Jashtë vëmendjes nuk qëndruan as çështje të tjera, që lidhen me politikën dhe rajonin. Kreu i qeverisë iu përgjigj me diplomaci pyetjes për homologut kosovar Albin Kurti, duke i nënvizuar “mundësinë fantastike” që ka në tryezë.
“E respektoj, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë përgjithmonë në tavolina. Atëherë, historia të bën të presësh”.
Duke iu kthyer situatës në frontin e luftës dhe Ukrainë dhe implikimet e saj në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama shpreson se ajo do të përshpejtojë integrimin e plotë të vendeve evropiane në BE.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)