play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

“Çdo student aplikon për kredi studentore”, Kushi: Do të përfitojnë vetëm ata që…

today19/07/2023

Background
share close

Kushi88

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi këtë të mërkurë ka theksuar se qeveria ka vendosur për kreditë studentore ku të rinjtë kanë të drejtë që të aplikojnë për të marrë një ndihmë në të ardhura për studimet e tyre.

Kushi është shprehur se nga një vendim i tillë do të përfitojnë të gjithë studentët që nuk kanë mundësi për të ndjekur studimet dhe mund të aplikojnë për kreditë studentore.

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se në këtë program do të përfitojnë të gjithë studentët, por kusht për këtë është se kredia miratohet vetëm për një program studimi, për bachelor ose për master.

“Kredia studentore sesi do të funksionojë. Çdo student që ka shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri dhe është në një institucion të arsimit të lartë mund të aplikojë për një kredi studentore ku si kufi do të jetë paga minimale. Do të financohet vetëm një program studimi, ose bachelor ose master dhe institucioni përgjegjës për këtë do të jetë agjensia kombëtare për financimin e lartë. E rëndësishme është që kredia do të jetë pa kolateral, do të jepet me dy këste e para për shlyerjen e tarifës vjetore dhe e dyta për të ndjekur rregullisht procesit mësimor.

Përsa i përket shlyerjes së kredisë do të jenë sipas afatit, detyrimi për studentët bachelor, vijon pas 3 vitesh ndërsa për masterin për një vit. Ato që ndjekin program 5 vjeçari detyrimi nis pas 5 vitesh. Studentët më të favorizuar do të jenë ato student që nuk kanë pasur përfitime të mëparshme. Sesi do të shpallen fituesit do të ketë disa kritere, sa më e vogël të jetë shuma aq më i favorizuar do të jetë një student.

Ka edhe kritere të tjera që mund të përcaktohen. Dhe rezultatet e studentet kanë rëndësi, sa më të larta aq më mirë. Studenti mund të aplikojë në cdo moment, nëse student do jetë i vitit të parë, do shihen rezultatet e maturës. Në fund, MAS cdo vit parashikon një fond për këtë program, në varësi të fondit do përcaktohet numri i studentëve. Efektet do të nisin nga ky vit.
Mund të ketë maturantë që kanë rezultate të mira, po për shkak të kushteve ekonomike, nuk vazhdojnë studimet e larta”
, ka thënë Kushi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *