Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Komisioni parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi në parim projektligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale.
Fidanët dhe farat që do të përdoren për këtë qëllim do të shenjohen. Kjo do t’i shërbejë agjencive ligjzbatuese për t’i gjurmuar dhe diferencuar nga çdo aktivitet tjetër i paligjshëm.
Në të gjithë vendin sipërfaqja për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale nuk duhet ti kalojë 200 hektar.
Një serë nuk duhet të jetë më e vogël se 5 ha dhe më e madhe 10 hektar. Licensa do të lëshohet për 15 vjet me pa të drejtë transferimi apo tjetërsimi por me të të drejtë rinovimi. Kushtet e saj do të rivlerësohet çdo tre vjet.
Legalizimi i kanabisit për qëllim mjekësor dhe industrial sipas ministres së Shëndetësisë vjen në parlament pasi mori aprovimin e 61% të qytetarëve në konsultimin publik.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)