Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/07/2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë çdo 4 Korrik, Ditën e Pavarësisë. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë uruar SHBA për festën, e cila përkoi dhe me vizitën e parë zyrtare të ish-presidentit amerikan Bill Klinton në Shqipëri.
“Gëzuar 4 korrikun Amerikë. GOD BLESS YOU”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook, teksa publikon një galeri me foto nga vizita e djeshme (3 korrik) e Klinton në vendin tonë.
Ndërsa Presidenti Bajram Begaj ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Begaj shprehu gjithashtu vendosmërinë për ndërtimin e një të ardhme në të cilën ruhen dhe forcohen vlerat e përbashkëta demokratike.
“Gëzuar 4 Korrikun US. Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, shkruan Begaj.
Ambasada Amerikane ka uruar Festën e Pavarësisë së SHBA, ndërsa deklaron se çdo 4 korrik, miliona njerëz festojnë këtë ditë me fishekzjarrë, parada dhe gatime.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA! Çdo 4 korrik, miliona njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë së Amerikës me fishekzjarre, parada dhe gatime. Ka festime edhe në vende të tjera – jo çuditërisht në shumë vende demokratike, secila me traditat e veta të veçanta dhe të gjitha me respekt për liritë e sanksionuara në sistemin e SHBA”, shkruan në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë.
Kujtojmë se 247 vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë, e cila është e ndarë në tri degë: ekzekutive, legjislative dhe juridike.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)