play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Bill Clinton, “Ky moment, thesar në jetën time”

today03/07/2023

Background
share close

Klinton

Ish-presidenti Bill Clinton tha në ceremoninë e mbajtur për të se ka mbetur pa fjalë nga pritja e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

“Dua t’ju falenderoj! Ky moment do mbetet si një thesar në jetën time. Unë gjithnjë kam dashur të vij këtu”,-tha Bill Clinton, ndërkohë që iu drejtua të rinjve shqiptarë të mos dekurajohen pasi problemet me të cilat ata përballen janë më të vjetra se vetë shtetet e fetë.

 

 

Për të gjithë ju në Shqipëri, për ata që shërbejnë në qeveri dhe për ata që u shërbehet, për gratë në këtë qeveri, për të rinjtë e mrekullueshëm që folën, ku disa kanë emrin tim e disa të të afërmve të mi, u kërkoj të mos dekurajohen. Këto problem janë më të vjetra se shtetet e besimet. Shikojni këta fëmijë! Keni rini të jashtëzakonshme!”-tha Bill Clinton.

 

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë fjalës në ceremoninë në nder të tij në Tiranë shprehu shqetësimin për situatën në veri të Kosovës.

Clinton i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të tërhiqet dhe t’i tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse, duke iu referuar të drejtave të pakicave serbe në Veri.

 

 

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të krijohet duke pasur këtë tension, qytetarët ka nevojë që t’u thuhet u duhet të votojnë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellje që po e nxit botën sot, pasi drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithëpërfshirëse”, – tha Clinton.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Aktualitet

“Investim strategjik”/ Balluku: Rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka njoftuar se është rihapur gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Balluku e vlerëson si një investim strategjik për Shqipërinë, por edhe për rajonin, ndërsa fton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar vendas dhe të […]

today26/12/2024

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%