Çfarë është Parisi, përtej Kullës Eifel, Luvrit, Harkut të Triumfit?
Fotografi Raphael Metivet, premton të na prezantojë me jetën reale, të përditshme të Qytetit të Dritës, përtej tërheqjeve dhe stereotipeve të tij dhe në një mënyrë krejt jo normale.
Metivet fokuson lentet e tij në apartamentet e qytetit, aty ku dritat janë të ndezura natën vonë dhe ndonjëherë në tarracat e tyre të vogla, por plot jetë.
“ Është një përvojë mjaft emocionuese”, tregon fotografi.
Ai shtoi se e shijon këtë gjë.
“Më pëlqen të fiksoj momentet e jetës, nga çatitë në rrugë. Është një qytet vërtet poetik për ata që gjejnë kohë për ta admiruar”, thotë ai.
Post comments (0)