play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

Katy Perry shpërthen në lot, momenti kur ngjitet në skenë konkurrenti që u mbijetoi të shtënave

today02/03/2023

Background
share close

Episodi i djeshëm i American Idol, po bën xhiron e botës dhe ka të bëjë me audicionin e 21-vjeçarit Trey Louis, i cili arriti të emocionojë anëtarët e jurisë si me performancën, ashtu edhe me historinë e tij.

Pas përfundimit të audicionit, Trey Louis tha nse në maj 2018, një i panjohur me armë hyri në shkollën e tij. Ai filloi të qëllonte duke vrarë 8 studentë, përfshirë miqtë e tij si dhe 2 mësuese. Ai ndodhej në klas e artit 2, ndërsa ngjarja sapo kishte ndodhur në dhomën ngjitur.

Fillimisht gjyqtarët dëgjuan në heshtje dëshminë tronditëse të 21-vjeçarit, kur Katy Perry shpërtheu në lot dhe bërtiti se “vendi ynë ka dështuar”.

“Duhet të ishe këtu sepse e do muzikën, jo sepse ju detyruan ta kaloni këtë”, shtoi Perry me lot në sy.

Vetëm këtë vit, ka pasur më shumë se 94 të shtëna masive në shkollat ​​amerikane.

“Ne e kemi kaluar këtë për kaq shumë kohë”, tha Richie duke fshirë gjithashtu lotët e tij. “Tashmë është bërë normale.”

21-vjeçari ia kushtoi audicionin shokut të tij Stone, i cili vdiq nga të shtënat./abcnews.al

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *