play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mesazhi i Ramës nga Hiroshima në 1-vjetorin e pushtimit të Ukrainës

today24/02/2023

Background
share close

Nga Hiroshima ku ndodhet prej ditësh për vizita zyrtare, kryeministri Rama ka dhënë një mesazh me video për 1-vjetorin e pushtimit rus në Ukrainë.

“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh por ja ku jemi sot, 1 vit rezistencë, arritje, nën lidershipin guximtar të presidentit Zelensky.

Me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike.

Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, tha Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *