play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Përmbytjet, ja si paraqitet situata në vend

today24/11/2022

Background
share close

Situata me përmbytjet është drejt përmirësimit në qarkun e Shkodrës. Sipas një njoftimi nga Bashkia.

Aktualisht, sipërfaqja e përmbytur është 1130 hektarë, nga 1365 që ishte një ditë më parë.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm dhe është e kalueshme vetem me mjetet e ushtrisë.
Ndërsa, Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Në Lezhë: Edhe pse janë ndërprerë reshjet, janë 1300 ha tokë e përmbytur, 800 ha në zonën e Zadrimës dhe 500 ha në Torovicë.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *