play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Kushi thirrje studentëve: Aplikoni për bursa studimi, janë të barazvlefshme me pagën minimale (Kriteret)

today23/11/2022

Background
share close

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka bërë thirrje të gjithë atyre studentë të cilët plotësojnë 3 kriteret kryesore, të cilat i theksoi sërish, të aplikojnë për bursë studimi që do të jenë të barazvlefshme me pagën minimale, gjithashtu do të përjashtohen dhe nga tarifat e studimit.

Kushi po ashtu tha se institucioni i ri që është krijuar, Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë është përgjegjës për të hartuar listën përfundimtare për studentët përfitues që më pas do të miratohet nga ministria.

Evis Kushi: I bëj thirrje studentëve që të aplikojnë për bursa studimi të cilat ne tashmë i kemi shpallur me një thirrje të hapur për të gjitha universitetet e vendit. Është fjala për bursat e studimit që janë të barazvlefshme me pagën minimale dhe që janë parashikuar për të gjithë ata studentë që plotësojnë 3 kriteret kryesore:

  1. Studentët që kanë mbaruar me të gjitha 10-ta shkollën e mesme dhe gjithashtu në provimet e Maturës kanë marrë minimumi 9.5 në secilin prej provimeve.
  2. Përfitojnë të gjithë ata që pavarësisht mesatares kanë arritur të marrin 1 nga 3 çmimet e para në olimpiadat ndërkombëtare dhe janë regjistruar në programe studimi që lidhen me fushën ku kanë marrë çmimin.
  3. Ata studentë që kanë zgjedhur të studiojnë në programet prioritare dhe që e kanë mesataren 8.5. Pra, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar për programet e mësuesisë, bujqësisë, turizmit dhe gjithë lista që është bërë publike.

Do t’i ftoja studentët që të përfitojnë që plotësojnë këto kritere se kanë jo vetëm bursa, por edhe përjashtim nga tarifat. Thirrja është e hapur deri në fund të Janarit.

Institucioni i ri që kemi krijuar, Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë është institucioni përgjegjës për të hartuar listën përfundimtare për studentët përfitues që më pas do të miratohet nga ministria.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *