play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kreu i FIFA-s, Infantino falenderoi Shqipërinë për afganët, Rama: Moment krenarie për Shqipërinë

today21/11/2022

Background
share close

“I vetmi vend që tha na i sillni këtu, pasi e dinë se çfarë është të vuash dhe të ikësh nga vendi yt, ishte Shqipëria. Miku im Edi Rama tha, ata janë të mirëpritur këtu për të ndërtuar të ardhmen. Shqipëria i hapi dyert, nga të gjithë vendet Shqipëria i hapi dyert, refugjatëve afganë të cilët largoheshin, pasi luanin futboll në Afganistan”, ishte ky falenderimi i kreut të FIFA-s, Gianni Infantino gjatë konferencës prezantuese për shtyp të FIFA-s për Botërorin e Katarit.

Kryeministri Rama e ka shpërndarë në Facebook këtë deklaratë të kreut të FIFA-s, të cilin e quan një moment krenarie për Shqipërinë.

“Dhe me këtë moment krenarie për Shqipërinë nga konferenca prezantuese për shtyp e FIFA-s për Botërorin e Katarit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që FIFA vlerëson kontributin e Shqipërisë sa i përket pritjes që u bëri afganëve. Më herët numri një 1 i FIFA-s ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për ndihmën që dha në mision humanitar dhe për zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në rrethana të tilla sfiduese.

Në Shqipëri u strehuan mbi 2 mijë afganë që u larguan nga vendi i tyre, një pjesë e tyre ishin edhe sportistë dhe përfaqësues të kombëtares afgane.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *