play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Nesër protesta e opozitës, Berisha: Do të përdorim të gjitha metodat e mosbindjes civile

today11/11/2022

Background
share close

Zgjedhjet vendore/ Berisha thërret në takim 7 kandidatët e Primareve për  Tiranën – Balkanweb.com – News24

Nga konferenca me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se në protestën opozitare që do të mbahet ditën e nesërme në orën 16:00, populli do të përdorë të gjitha mjetet e mosbindjes civile dhe do të shpallë moton e tij nesër.

Sali Berisha: Ju kam deklaruar se opozita është në protestë, populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeverie. Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë. Sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjën e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri e lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen dhe mashtrimin. Ne e kemi shumë seriozisht këtë betejë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se protesta do të zgjasë aq sa do populli shqiptar.

Sali Berisha: Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *