play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Von der Leyen: BE 80 mln euro grante Ballkanit Perëndimor për krizën energjitike

today27/10/2022

Background
share close

PRESIDENTJA E KE-SË, URSULA VON DER LEYEN NESËR NË SHQIPËRI (AGJENDA) |  STAR PLUS TV - SHKODER

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se Bashkimi Europian do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejt Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën energjetike.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Von der Leyen u shpreh se BE do të japë 80 mln euro grante për të lehtësuar kostot e çmimit të lartë të energjisë për vendet e rajonit.

“Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është me anën e solidaritetit dhe unitetit. Me këtë gjë ne po përballemi së bashku. Ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe ne po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe në BE, duke përfshirë së pari mbështetje buxhetore. Do të jenë 80 mln euro në grante. Ju keni një sistem të mirë që funksionon për të ndihmuar familjet dhe bizneset”, tha Von der Leyen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *