play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Balluku: Nëse institucionet nuk ulin konsumin e energjisë, do të gjobiten

today25/10/2022

Background
share close

balluku 1280x708

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se institucionet në të gjithë vendin që nuk do të ulin faturën e konsumit të energjisë, do të gjobiten.

Gjatë një takimi me administratorët e energjisë të caktuar në çdo institucion shtetëror, Ballulku tha se ulja me 15% e konsumit në këto institucione do të sillte ulje me 1% në të gjithë vendin. “Nuk janë pak, janë 34 milionë euro në vit”, tha Balluku.

“Nuk kemi synim të bllokojmë proceset e punës, por po flasim për kompjuterë që ndizen dhe nuk fiken kurrë, kondicionerë që rrinë ndezur edhe kur nuk duhet, drita që ndriçojnë fasada. Do të donim që të gjitha fasadat dhe ndërtesat historike të qëndronin gjithmonë të dukshme, por sot duhet të kursejmë. Në rast se në dy muaj rresht nuk do të ketë reagim nga ana e institucionit tuaj, ne nuk do të shikojmë që ka ulje të konsumit krahasuar me një vit më parë, atëherë do të jemi të detyruar përmes task-frocës që të vendoset gjoba që parashikohet në aktin normativ. Sigurisht gjoba i vendoset institucionit por shkon në llogari të titullarit”.

Balluku tha se që prej nisjes së fushatës sensibilizuese, në të gjithë vendin, konsumi i energjisë është ulur me 5%.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *